Description
LPLDL® është një shtam natyral i Lactobacillus plantarum, i gjetur për herë të pare tek domatet.
LPLDL® është përzgjedhur duke përdorur platformën teknologjike të patentuar OptiBiotix’s OptiScreen® nga mbi 4,000 kandidatë mikrobial, për shkak të aftësisë së lartë për të hidrolizuar kripërat biliare, të cilat veprojnë si ndërmjetës të komunikimit zorrë – mëlçi, duke rregulluar balancën e yndyrnave në gjak.
Lactobacillet janë pjesë natyrale e mikrobiomës së zorrës tek njeriu dhe janë përdorur gjithmonë si probiotikë. Trupi i njeriut ka rreth 100 trilionë mikro-organizma që formojnë mikrobiomën. Balanca është e rëndësishme!!!
LPLDL® probiotiku i gjeneratës së ardhshme, përzgjedhur dhe modifikuar në mënyrë shkencore për të rritur rolin e aksit zorrë-mëlçi, në përmirësimin e shëndetit kardiovaskular.
Përveç se ul kolesterolin LDL dhe total, LPLDL® ka treguar një efekt në uljen e presionit të gjakut, si dhe rritjen e kolesterolit HDL (kolesteroli i mire).
LPLDL® është shtam natyral i Lactobacillus plantarum, ka çertifikatë GRAS (Generally Recognised as Safe) nga FDA (Agjensia Amerikane për Barnat dhe Ushqimet).
· Rekomandohet për trajtimin dhe parandalimin e yndyrnave të larta në gjak (hiper-kolesterolemia) dhe hipertensionit.
· Hiper-kolesterolemia (niveli i lartë i kolesterolit në gjak) konsiderohet në:
o Vlerë më e lartë se 190 mg/dL e Kolesterolit – LDL
o Vlerë më e lartë se 160 mg/dL me 1 factor rrisku madhor
o Vlerë më e lartë se 130 mg/dL me 2 faktorë rrisku kardiovaskularë.
Faktor rrisku i rëndësishëm është edhe mosha: meshkujt mbi 45 vjeç dhe femrat mbi 55 vjeç.
· 1 në 4 burra dhe 1 në 5 gra ka hipertension dhe më pak se 1 në 5 e kanë këtë problem nën kontroll (WHO,2015). Hipertensioni rrit në mënyrë të dukshme rrezikun nga Sëmundjet Koronare të Zemrës (SKZ) ose Coronary Heart Disease (CHD).
· Trajtimi i hipertensionit dhe hiper-kolesterolemisë, e ul dukshëm rrezikun për SKZ.
CholBiome ® – BP: Gjendet në paketim me 30
tableta. Çdo tabletë përmban 4
ingredient në një formë farmaceutike unike me tre shtresa.
• LP® ,Thiamine (Vitamin B1), L-arginine and
CoEnzyme Q10.
a) Lactobacillus Plantarum ® –
LIVE BACTERIA, 4 billion CFU për tabletë.
CholBiome ® – BP: Merr 1 – 2 kapsula në
ditë.
Ndiq me kujdes
këshillat e mjekut dhe farmacistit tënd. Përthithja më e mire ndodh kur merret me stomakun bosh, por këto lloje
produktesh mund të merren edhe gjatë ose menjëherë pas ushqimit.
Ruajeni në paketimin origjinal, mbrojeni nga lagështira dhe nxehtësia.
Mbani çdo mjekim larg
fëmijëve dhe mos ndani ato me persona të tjerë.
-
Lactobacillus plantarum LPLDL®, i patentuar, shtam natyral probiotik, zbuluar nga OptiBiotix.
o Efikasitet i provuar shkencërisht, rregullon metabolizmin e acideve biliare nga mëlçia, për të kolesterolin.
o Studime klinike në Universitetin e Pavias Itali, Universitetin e Roehamptom dhe Angli (Mbretëri e Bashkuar).
o I vetmi shtam probiotik, globalisht, i cili shfaq dy cilësi njëkohësisht:
· Uljen e Kolesterolit LDL
· Uljen e presionit të gjakut
· Thiamine (Vitamin B1), me rol kyç në metabolizmin e energjisë së qelizave. Kontribuon në funksionimin normal të zemrës.
· L-Arginine, aminoacid gjysëm esencial, ndihmon në relaksimin e endoteliumit (shtresa e brendshme e enëve të gjakut), rrit vazodilatacionin dhe çon në uljen e presionit të gjakut.
· CoEnzyme Q10, mikroushqyes, ka rol kyç në mire funksionimin e qeliza kardiake. Ndihmon funksionimin normal të endoteliumit dhe ruan presionin normal të gjakut.
· Përdorimi i teknologjisë speciale të tabletës me tre shtresa, lejon bashkimin e përbërësve sinergjikë, të cilët në kushte të tjera nuk do të ishin të qëndrueshëm. Të tre shtresat kanë kohë të ndryshme çlirimi:
· Menjëherë (thiamine & l-arginine)
· 2 orë (LPLDL®)
· 4 – 6 orë (CoEnzyme Q10)
Çdo përbërës të çlirohet në kohë optimale për të siguruar stabilitetin, efektivitetin dhe mbijetesën e LPLDL® (si mikro-organizma të gjalla).
· Kapsula vegjetariane që nuk përmbajnë përbërës shtazorë apo xhelatinë, pa alergjenë. Prodhohet sipas standartit më të lartë të GMP Farmaceutike (Standarti Ndërkombëtar për Prodhimin e Barnave).
Reviews
There are no reviews yet.