Description
(Azitromicin 500mg), kapsul e fortë me administrim nga goja.
Substanca aktive është azitromicinë. Ajo ndërpret sintezën e proteinave në qelizat e
baktereve të llojeve të ndryshme dhe në këtë mënyrë frenon rritjen dhe riprodhimin e
mikroorganizmave që shkaktojnë sëmundjet tek njerëzit.
AzitroVis indikohet për trajtimin e infeksioneve të shkaktuara nga bakteret e ndjeshme ndaj aktivitetit
të azitromicinës, të tilla si:
Infeksionet e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, si infeksionet e fytit, tonsiliti, sinuziti dhe infeksionet e veshit
Infeksionet e rrugëve të poshtme të frymëmarrjes, si bronkiti dhe llojet e ndryshme të pneumonisë
Infeksionet e lëkurës dhe të indeve të buta: faza e parë e sëmundjes Lyme (sëmundje infektive e transmetuar nga rriqnat), erizipela, infeksione të tjera bakteriale të lëkurës.
sëmundjet seksualisht të transmetueshme të shkaktuara nga Clamidia


