Azitromicin

646 L

  1. Azitrovis 100 mg/5 ml, pluhur për suspension me administrim nga goja
  2. Azitrovis 200 mg/5 ml, pluhur për suspension me administrim nga goja

Description

Infeksionet e rrugëve të sipërme dhe të poshtme të
traktit respirator, lëkurës dhe indit subkutan.

Doza e rekomanduar – 10 mg/kg, një herë në

ditë për 3 ditë.
Në rast se infeksioni i fytit shkaktohet nga streptokoku, është e nevojshme të
merret një dozë më e lartë (20 mg/kg një herë në ditë).

Për një vlerësim të dozës së saktë sipas peshës trupore,
përdorni informacionin e mëposhtëm:

Pesha trupore

Azitrovis 100 mg/5 ml pluhur për suspension me administrim nga goja

5 kg

2,5 ml (50 mg)

6 kg

3 ml (60 mg)

7 kg

3,5 ml (70 mg)

8 kg

4 ml (80 mg)

9 kg

4,5 ml (90 mg)

10-14 kg

5 ml (100 mg)

Pesha trupore

Azitrovis 200 mg/5 ml pluhur për suspension me administrim nga goja

10-14 kg

2,5 ml (100 mg)

15-24 kg

5 ml (200 mg)

25-34 kg

7,5 ml (5 ml + 2,5 ml) (300 mg)

35-44 kg

10 ml (5 ml + 5 ml) (400 mg)

Për të matur dozën e saktë, duhet të kihet parasysh se shiringa dozuese 5 ml e vendosur në paketim është e graduar në 0,5 ml, që korrespondon me 20 mg azitromicinë.

Pneumoni

Doza e rekomanduar – 10 mg/kg një herë në ditë ditën e parë dhe 5 mg/kg një herë në ditë nga dita e dytë deri në të pestën.

Sëmundja Lyme

Doza e rekomanduar – 20 mg/kg një herë në ditë ditën e parë dhe 10 mg/kg një herë në ditë nga dita e dytë deri në të pestën. Doza totale për të gjithë kursin e trajtimit – 60 mg/kg

Pacientët me sëmundje të veshkave

Pacientët me dëmtim të lehtë të veshkave zakonisht nuk kërkojnë rregullim të dozës. Në rast të çrregullimeve të rënda të veshkave, mjeku do të vlerësojë mundësinë e trajtimit me produktin dhe rregullimin e nevojshëm të dozës.

Pacientët me sëmundje të mëlçisë

Azitromicina shpërbëhet në mëlçi dhe ekskretohet në bilë, prandaj përdorimi i saj nuk rekomandohet te pacientët me dëmtim të rëndë të mëlçisë

AzitroVis, pluhur për suspension me administrim nga goja, merret si dozë e vetme ditore. Doza e saktë matet me një shiringë të dozuar orale që gjendet në paketim. Mund të merret me ose pa ushqim.

Shishja përmban një pluhur që tretet në ujë – përgatitet një suspension me administrim nga goja.

Hapni shishen.

Për të përgatitur suspensionin oral, shtoni 12 ml ujë në një shishe qelqi të pastër me një shiringë dozimi. (Me shiringë matni 2 herë 5 ml dhe një herë 2 ml ujë dhe shtoni në shishe.)

Tundeni mirë derisa të përftohet një suspension i njëtrajtshëm.

Suspensioni i përgatitur mund të përdoret për 5 ditë.

Shkundni suspensionin përpara çdo përdorimi.

Nëse vëreni ndonjë efekt anësor apo nëse ju informon pacienti juaj, ju lutem njoftoni autoritet përkatëse. Kjo përfshin çdo efekt anësor të mundshëm që nuk përmendet në fletëudhëzuesin e barit. Ju gjithashtu mund të raportoni efektet anësore drejtpërdrejt te:

Agjensia Kombëtare e Barnave dhe Paisjeve Mjeksore

Website:  www.akbpm.gov.al 

Duke raportuar efektet anësore, ju mund të ndihmoni në dhënien e më shumë informacion mbi sigurinë e këtij bari.

Azitrovis përmban saharozë si një përbërës shtesë, i cili duhet të merret parasysh në trajtimin e pacientëve me diabet mellitus.

Në një shishe Azitrovis 100 mg/5 ml – 20 ml, përmbahen 14,484 g saharozë. Çdo 5 ml e suspensionit të përgatitur përmban 3621 g saharozë.

Paraqitja në dukje

Produkti është pluhur i bardhë në gati të bardhë, i cili duhet të përzihet me ujë për të dhënë një suspension të njëtrajtshëm të bardhë në gati të bardhë me aromë luleshtrydhe dhe një erë delikate bananeje.

Paketimi

AzitroVis 100mg/5ml dhe 200mg/5ml, pluhur për suspension oral është i paketuar në një shishe qelqi të errët prej 30 ml. Shishja është e mbyllur me një kapak plastik. 

1 shishe së bashku me një fletëpalosje dhe shiringë dozimi për formën farmaceutike orale gjenden në një kuti kartoni të palosur.

Prodhuar për PharmaVision Europe OOD nga Chemax Pharma EOOD, Bashkimi Evropian.

Për më shumë informacion, ju lutemi përdorni fletëpalosjen për pacientin në kuti.

CHEMAX PHARMA LTD

8А, Rr. Goritsa

1618 Sofia, Bulgari

Tel. +359 2 856 3143

e-mail: info@chemaxpharma.com

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Azitromicin”

Your email address will not be published. Required fields are marked *